© 2025 Saras Investement L.L.C. - All rights reserved.

PREV
PREV

Pamje e ndritshme e moshës së artë

Përjetoni komoditetin e jashtëzakonshëm, luksuzin dhe praktikën në rezidencën “Sunny Hill” – shtëpinë tuaj të përsosur në shpatin më të ndritshëm të Zhupës sonë, në fshatin Pejçiq, vetëm 900 metra larg nga Sredska.
Rezidenca “Sunny Hill” është kompleksi i parë i këtij lloji në zonën tonë dhe ofron një përvojë ekskluzive të dedikuar kryesisht për njerëzit në moshën e artë. Le të jetë banesa juaj një oazë komoditeti, vendi ideal për jetesë dhe për të shijuar natyrën e mrekullueshme.
Hapësirat e ndryshme të përbashkëta do ta pasurojnë përditshmërinë tuaj në “Sunny Hill”. Shoqërohuni në bife ose ruani kondicionin dhe shëndetin tuaj në qendrën e fitnesit dhe palestrën, të pajisura me mjete më moderne. Për kryerjen e namazit të përbashkët e keni në dispozicion një mesxhid të gjerë.
Rezidenca posedon hapësira biznesi që janë në afërsi tuaj. Në to do të gjeni supermarket, klinikë mjekësore dhe fizioterapeutike, lavanderi dhe të tjera, në mënyrë që shërbimet e nevojshme të jenë lehtësisht të qasshme.
01

Lokacioni

Mirë se vini në shtëpinë tuaj të re në shpatet e bukura të malit Sharr, ku natyra thur peizazhet më të mrekullueshme dhe dielli ndriçon nga çdo kënd gjatë gjithë ditës.
Fshati Pejçiq është vetëm 900 metra larg nga Sredska dhe rruga rajonale Prizren-Brezovicë. Ky kompleks banimi përfaqëson një oazë qetësie dhe harmonie.
02

Banesat

Banesat tona, me madhësi nga 52 deri në 99 metra katrorë, janë konceptuar për të ofruar një qëndrim të rehatshëm për shfrytëzimin optimal të hapësirës.
Çdo banesë përbëhet nga një dhomë e madhe e ndejes, një ose më shumë dhoma gjumi komode dhe një banjë me pajisje moderne.
Sipas sistemit zviceran, në çmim përfshihet edhe një kuzhinë moderne e hapur, e pajisur me të gjitha pajisjet e nevojshme.
Numri i banesave
Numri i banesave
0
Hapësirat e përbashkëta
Hapësirat e përbashkëta
0 m2
Hapësirat ndihmëse
Hapësirat ndihmëse
0 m2
Shërbimet dhe hapësirat biznesore
Shërbimet dhe hapësirat biznesore
0 m2
03

Hapësirat e përbashkëta

Rezidenca “Sunny Hill” ofron një përvojë unike jetese që tejkalon nevojat themelore për komoditet dhe siguri. Rezidenca jonë është dizajnuar për të ofruar hapësira për shoqërim të përbashkët dhe aktivitete që mbështesin mirëqenien shpirtërore, fizike dhe emocionale të banorëve tanë. Në dispozicionin tuaj janë bife, mesxhid, qendra e fitnesit, etj.
04

Shërbimet

Banorëve u ofrohen hapësira biznesi që ofrojnë një gamë të gjerë shërbimesh për të përmbushur nevojat e tyre të përditshme.
Këto hapësira biznesi do të jepen me qira profesionistëve të specializuar në ofrimin e këtyre shërbimeve. Qëllimi i këtyre hapësirave është të sigurojnë shërbime praktike për banorët dhe t’i bëjnë këto shërbime të rëndësishme dhe të lehta për tu arritur brenda vetë rezidencës.
05

Garazhat

Garazha e mbuluar në katin e nëntëksor është një pjesë kyçe e komoditetit të ofruar. Qasja e drejtpërdrejtë në kompleks përmes ashensorit ose shkallëve e bën parkimin e mjetit tuaj të shpejtë dhe të thjeshtë.
06

Na kontaktoni

Please enable JavaScript in your browser to complete this form.