Për realizuesin e projektit
Në zemrën e Prizrenit, tre specialistë të rinj – arkitektë dhe inxhinierë të ndërtimit – kanë bashkuar forcat me vizionin për të ndryshuar peizazhin e ndërtimit. Me idenë për të ofruar shërbime të plota, nga planifikimi deri te realizimi i ndërtimit, ata krijuan kompaninë MasterProjekt, e cila në vetëm disa vite u bë një gjigant ne fushen e ndërtimit. Përveç shumë shtëpive individuale, ata realizuan komplekse të impresionuara banimi.
MasterProjekt është simbol i forcës së të rinjve që guximshëm po transformojnë ndërtimin, një zanat tradicional të paraardhësve tanë. Aftësia e tyre për të shndërruar vizionin në realitet dhe për të arritur rezultate mbresëlënëse tregon ekspertizën, angazhimin dhe aftësitë e tyre menaxheriale. Kjo është një shembull i suksesit sipërmarrës dhe një frymëzim për të gjithë ne.
Përmes bashkëpunimit me kompanin MasterProjekt, kemi privilegjin të marrim pjesë në suksesin e tyre. Duke iu besuar kesaj kompanie planifikimin dhe ndërtimin e rezidencës sonë inovative, kemi plot besim se vizioni ynë do të realizohet në nivelin më të lartë. Ekspertiza, përvoja dhe qasja inovative e tyre janë garanci që rezidenca që po ndërtojmë do të bëhet simbol i cilësisë, komoditetit dhe jetës moderne për banorët tanë. Jemi të ngazëllyer që do të krijojmë së bashku një rezidencë që do të tejkalojë standardet ekzistuese për cilësi dhe komoditet.