Supermarket do të ofrojë qasje të lehtë në ushqimet dhe produkte e nevojshme për jetesën e përditshme. Kjo do t’i mundësojë banorëve të gjejnë gjithçka që u nevojitet për jetesën e tyre në një vend të vetëm, duke e bërë përditshmërinë më të lehtë dhe më të përshtatshme.
Lavanderi do të jetë i dobishëm për larjen dhe tharjen e shpejtë dhe efikase të rrobave, si dhe për shërbimet e pastrimit dhe mirëmbajtjes së banesës tuaj.
Saloni i frizurave, duke përfshirë shërbimet e pedikyrës mjekësore, do t’u mundësojë banorëve të kujdesen për pamjen dhe shëndetin e tyre.
Ordinanca mjekësore e pajisur në rezidencën tonë do të jetë në dispozicion për kontrollet e parapara me mjekun.
Ordinanca e pajisur për fizioterapi në rezidencën tonë u mundëson banorëve të rezervojnë terapitë dhe trajtimet brenda kompleksit.