© 2025 Saras Investement L.L.C. - All rights reserved.
Rezidenca “Sunny Hill” ofron një përvojë unike jetese që tejkalon nevojat themelore për komoditet dhe siguri. Rezidenca jonë është dizajnuar për të ofruar hapësira për shoqërim të përbashkët dhe aktivitete që mbështesin mirëqenien shpirtërore, fizike dhe emocionale të banorëve tanë.
Hapësirat e përbashkëta janë zemra e rezidencës, ku banorët mund të shijojnë shoqërinë dhe aktivitete të ndryshme. Në rezidencën tonë, çdo detaj është menduar me kujdes për të siguruar që banorët tanë të përjetojnë një standard të lartë jetese dhe të kenë qasje në gjithçka që u nevojitet për një jetë të lumtur dhe të plotë.

Bife

Bife është një vend ku mund të relaksoheni me një filxhan kafeje ose çaji, të bisedoni me miqtë, të luani një raund shahu ose të mbështesni ekipin tuaj të preferuar në një atmosferë miqësore.

Pishinë

Pishinë me hamam është një burim i çmuar për banorët tanë. Këtu mund të shijoni momente relaksuese në ujë ose të përjetoni përfitimet e hamamit turk për një relaksim të plotë të trupit dhe mendjes.

Qendra e fitnesit

Për të ruajtur kondicionin dhe shëndetin, qendra jonë e fitnesit ofron mundësi të ndryshme stërvitjeje të përshtatura për nevojat tuaja. Trajnerët e certifikuar dhe fizioterapeutët janë pjesë e ekipit tonë për të ofruar mbështetje dhe këshilla të personalizuara sipas nevojave dhe mundësive tuaja individuale.

Mesxhid

Për kryerjen e obligimeve fetare, keni në dispozicion mesxhidin, i cili ofron një ambient të qetë dhe të rehatshëm për namaz. Kjo hapësirë është dizajnuar posaçërisht për t’ju ofruar gjithçka që ju nevojitet për të kryer ibadetet tuaja.